Vendosni fjalën kyçe....

30 punonjës të AMP çertifikohen nga SHBA, VanHorn: Pritshmëritë për reformën në drejtësi, shumë të larta


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë Nancy VonHorn, morën pjesë në ceremoninë e certifikimit të 30 punonjësve të AMP-së, të trajnuar nga ICITAP.

Diplomatja amerikane tha se pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta.

 “Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, 29 prej jush që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim.

Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se reforma në drejtësi është e pakthyeshme.

Dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju”, u shpreh VanHorn.