Vendosni fjalën kyçe....

Ankorohet në Portin e Durrësit anija me 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme


Anija “Moliva” ka mbërritur këtë mëngjes në portin e Durrësit, duke transportuar 102 kontejnerë me 2100 ton mbetje industriale, të cilat dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme.

Kontejnerët do të shkarkohen dhe zhvendosen për depozitimin e sigurt në Porto Romano, një territor i menaxhuar nga Agjencia e Menaxhimit të Pronave të Senuestruara dhe Konfiskuara.

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar mbajtjen e konteinerëve në një vend të sigurt dhe larg zonave të banuara, ndërkohë që po kryhen hetime dhe analiza për të përcaktuar natyrën e mbetjeve.