Kreu i Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha komentoi në emisionin “Log” përçarjen e opozitës dhe ndikimin e Edi Ramës në të.
Ai foli edhe për akuzat që i bëjnë atij për gjumë politik.
“Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është përfshirja e tij në korruptimin e një prej figurave më të larta të sigurisë në SHBA,” tha Basha, duke nënkuptuar ndikimin që sipas tij Rama ka ushtruar ndaj Charles McGonigal.
“Meqë Rama më akuzon mua për gjumë, unë e bëj gjumin rehat. Një nga arsyet pse Ramën nuk e zë gjumi është korruptimi që i ka bërë një prej drejtuesve më të lartë të sigurisë në SHBA”-tha Basha.
Basha tha se opozita duhet të kishte ecur përpara, pa u ngatërruar në konflikte të brendshme dhe të merrej me kauza personale, siç donte Rama.
“Fokusi i opozitës dhe PD sipas meje atëherë dhe sot duhet të ishte ecja përpara dhe jo ngecja te lufta e brendshme siç donte Rama. Investimi i Ramës pati sukses te Berisha. Ky është investimi i vetëm që ka bërë Rama këto vite. Investimi i tij është zoti Berisha. Nuk duhet të na dëmtonte një kauzë personale, siç ishte ajo e zotit Berisha. Kjo betejë për të përçarë opozitën ka shenjat e gishtërinjve të Edi Ramës, oligarkëve dhe grupeve kriminale që i vuri në dispozicion për të ndarë opozitën.