Kreu i PD-së Berisha tha sot se do bëjë çmos që veprimtaria e George Sorosit të ndalohet jashtë SHBA-së dhe në BE.
Në konferencën për shtyp nga shtëpia, ai tha se Soros bëri reformën në drejtësi në Shqipëri dhe se sistemi i drejtësisë është nën ndikimin e tij.
Ai e quajti kreu e SPAK-ut Dumani, ish-kreun Arben Kraja e një pjesë prokurorësh si mercenarë të kryeministrit Rama.
“Ndërkombëtarët kanë një gabim të madh në mbështetjen e reformës së dështuar të drejtësisë të Xhorxh Sorosit. Këtu kam dokumentet e marrëveshjes famëzezë Dobrushi-Shtylla. Shpresoj që influenca e Xhorxh Sorosit gradualisht të tretet. Sa të kem fuqi dhe mundësi do luftoj që veprimtaria politike e George Sorosit të ndalohet me ligjit jashtë territorit të SHBA-së nga Kongresi. Tëndalohetnga Parlamenti Evropian në Evropë. Është kryekorruptori më i madh i botës, blerësi i pollitikanëve, i neveritshëm dhe censori i pamëshirë. Është e pavërtetë se 2/3-at e qyterarëve mbështesin drejtësinë politike. Opozita po jep alternativën e vet, po denoncon skandal pas skandali. Shumica e shqiptarëve nuk aprovojnë kurrë drejtësinë politike të Edi Ramës, mercenarizimin e Altin Dumanit, Arben Krajës e të tjerëve.” – tha Berisha.