Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nëse SPAK merr të pandehur Erion Veliajn, ndodh vetëm më urdhër të Ramës


Kreu i PD-së Berisha tha se nëse Erion Veliaj thërritet dhe merret i pandehur nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, kjo do ndodhë vetëm me urdhër të kryeministrit Rama.

Ai tha gjithashtu se Veliaj, Rama dhe Agçi doduhet të ishin  në burgprej më shumë se dy vitesh për këtë çështje.

“Nëse ndodh një gjë e tillë ndodh sepse urdhëron Edi Rama. Ata që kanë jetuar në diktaturë e kanë të qartë se nuk ishte krimiqë i dënonte ofiqarët e lartë. Kishte vetëm një arsye, besnikëria ose jo ndaj diktatorit. Linda tani është një faktor, pak a shumë ngjason me Helenën në kuptimin që meqë Çaushesku ishte elif matrap, ajo drejtonte institutin e Kimisë se ishte shkencëtarë dhe bënte ligjin. Nëse SPAK vepron ndaj Erion Velisë e bën vetëm me urdhër të Ramës. Veliaj, Agaçi, Rama  prej të  paktën dy vitesh duhet të ishin në qeli.” – tha Berisha.