Fatmir Xhafaj në një intervistë për emisionin “Studio Live” zbuloi se mund të ndryshojë struktura e parlamentit shqiptar.
Xhafaj është i mendimit se një dhomë e dytë mund të shtohet, ndërsa thekson se ka nevojë për zvogëlim të numrit të deputetëve për ta bërë më eficient.
“Në logjikën time duhet të jetë. Nuk kam preferuar të përfshihem në çështje konkrete për të mos imponuar me opinione tona ekspertët. Ka nevojë për një reformë të brendshme strukturore të parlamenti aktual, për ta zvogëluar në numër dhe bërjen eficient, për të ulur nivelin e klientelizmit. Për funksionin e tij mbikqyrës dhe monitorues është i rëndësishëm ky rol i parlamentit”-deklaroi Xhafaj.