Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Becchetit zbulon skemën, si paracaktoi gjyqtarët që do ta favorizonin në arbitrazhin kundër Shqipërisë – Video


Një studio e huaj ligjore demaskon mënyrën se si biznesmeni italian Franchesco Bechetti ndikon emërimet e gjyqtarëve të arbitrazhit që marrin më pas vendime në favor të tij.

Sipas hetimit, pjesa e parë e skemës së Becchetti-t është të paramendojë rastet e mundshme të arbitrazhit dhe të krijojë mosmarrëveshje kundër palëve me të cilat ai është i angazhuar, përfshirë Shqipërinë.

Pjesa e dytë dhe shumë delikate e skemës së Becchetti-t është sigurimi i rezultatit të arbitrazhit duke ndikuar në emërimet e 2 nga 3 gjyqtarët në çështjen e tij kundër shtetit shqiptar, konkretisht me vendimin e gjykatës së Belgjikës për t’i dhënë Becchettit 100 milionë euro tarifa aviacioni.

Agjentët e firmës së hetimit kanë regjistruar një bisedë me Marco Giontella, konsulent privat i Bechetit për mbi 25 vjet dhe këshilltari i tij për çështjen ndaj Shqipërisë, bisedë ku ai nxjerr gjithë skemën e lidhjeve korruptive të Becchetit në gjykatën e arbitrazhit.

“Unë e di nga eksperienca ime 30 vjecare pas tij, që ai ka influencuar nominimin (e gjyqtarëve). Është shumë delikate. E di, imagjino, klienti im ka patur as më shumë e as më pak, 20 arbitrazhe. Në këto 20, unë e ndjek atë në 6 prej tyre, duke ia njohur cështjet dhe e di se cfarë bën ai në këtë rast”, thotë këshilltari.

Giontella pranon në video se gjyqtarët e nominuar nga Beccheti janë në gjendje ta favorizojnë biznesmenin edhe në çështje kundër shteteve, si në rastin kundër shtetit shqiptar.

Sipas këshilltarit, para se ta zgjedhë cilin gjyqtar do mbështesë, Beccheti i pyet cili është opinioni i tyre për çështjet si ajo më Shqipërinë? Nëse ata thotë “ti do fitosh”, e kanë rrugën të hapur.

Beccheti sipas tij, e dinte paraprakisht se në rastin e Shqipërisë, gjyqtari me të cilin ai kishte folur paraprakisht, do t’i jepte një rezultat pozitiv.

 

Por kush e zgjodhi Presidentin e arbitrazhit në çështjen kundër Shqipërisë?

Kryesia e ICDS, por të orientuar, ata kishin një listë njerëzish. Dhe në këtë listë ata thanë, ne preferojmë njëshin dhe dyshin, jo treshin dhe katrën. Sepse klienti im (Beccheti) njihte njëshin dhe dyshin”, zbulon Giontella.

Investigimi shpjegon se Charles Poncet u emërua në arbitrazh pasi Becchetti foli personalisht me të dhe siguroi marrëveshjen e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë. Forma e favoreve përfshinte vende pune që u jepeshin bashkëpunëtorëve të anëtarëve të komitetit të ICSID në këmbim të ndikimit në zgjedhjen e një Presidenti të favorshëm.

Ndërsa Michael Pryles, Presidenti i gjykatës fillestare kishte marrëdhënie miqësore me David Rivkin, këshilltarin kryesor të Becchettit për më shumë se 12 vjet.

Investigimi ngre dyshime të forta mbi vlefshmërinë e vendimit të gjykatës në Belgjikë për t’i dhënë biznesmenit Franchesco Becchetti 100 milionë euro, në një çështje arbitrazhi kundër Republikës së Shqipërisë.

Më herët, agjencia mediatike europiane “IntelliNews” shkroi se hetimi ka zbuluar se “biznesmeni italian orkestron vazhdimisht skema mashtrimi të paramenduara për të fituar arbitrazhe.”

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TemA