Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.
Dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur mes tyre.
Për pasojë janë plagosur rëndë 6 persona mes të cilëve 4 gra nga Kosova që udhëtonin bashkë me një prej makinave.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.