Vendosni fjalën kyçe....

Axhenda e 2023 – A ka Trump një plan radikal për asgjësimin e “Deep State” (10 pikat)


Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tump do kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar me një plan të qartë e radikal për asgjësimin e Deep State.

Ai ka premtuar një riorganizim të shpejtë të administratës federale duke “pastruar Deep State”, një zotim për të rinisur përpjekjet e mandatit të parë për ta bërë më të lehtë shkarkimin e punonjësve të korruptuar të qeverisë.

Sipas faqes së tij të fushatës, në Ditën e Parë, Trump planifikon të rikthejë “urdhrin ekzekutiv të vitit 2020 që i jep presidentit autoritetin për të shkarkuar burokratët batakçinj që veprojnë jashtë rregullave.”

Presidenti Biden e revokoi atë urdhër dhe administrata e tij vendosi një rregull të ri për të penguar një përpjekje të tillë. Por rregullorja e Biden vetëm mund të ngadalësojë përpjekjet e Trump për ta bërë më të lehtë shkarkimin e punonjësve federalë.

Trump ka premtuar të nisë një “goditje të gjerë e të fortë ndaj punonjësve të qeverisë që shpërndajnë informacione konfidenciale dhe që bashkëpunojnë me mediat për të krijuar narrativa të rreme, duke ngritur akuza penale kur shihet është e përshtatshme.”

Ky plan do t’i japë fund gjithashtu përdorimit të vijueshëm të sistemit të drejtësisë ndaj kundërshtarëve për shkak të bindjeve politike ose fetare.

Gjithashtu, presidenti i zgjedhur ka thënë se do krijojë një “Komision të së Vërtetës për të deklasifikuar dhe publikuar të gjitha dokumentet mbi përgjimet e Deep State, censurën dhe keqpërdorimet e pushtetit.”

Po çfarë përfshin plani radikal me 10 pika i Trump për Deep State

“Unë do e shkatërroj Deep State dhe do rikthej qeverinë që kontrollohet nga qytetarët.” – Presidenti Donald J. Trump

Plani i presidentit Trump për çmontimin e Deep State përfshin 10 pika.

  1. Në Ditën e Parë, rikthejmë urdhrin ekzekutiv të vitit 2020 që rikthen autoritetin e presidentit për të shkarkuar burokratët mashtrues e batakçinj.
  2. Riorganizim i thellë në departamentet dhe agjencitë federale, duke pushuar nga puna të gjithë zyrtarët e korruptuar në aparatin tonë të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës.
  3. Reformim rrënjësor i gjykatave të FISA-s, duke siguruar që korrupsioni të çrrënjoset.
  4. Krijimi i një Komisioni të së Vërtetës për të deklasifikuar dhe publikuar të gjitha dokumentet mbi spiunimin e Deep State, censurën dhe abuzimet me pushtetin.
  5. Nisja e një goditjeje të fortë ndaj zyrtarëve të qeverisë që shpërndajnë informacione konfidenciale e që bashkëpunojnë me median për të krijuar narrativa të rreme, duke ngritur akuza penale kur është e përshtatshme.
  6. Bërja e cdo zyre të Inspektorit të Përgjithshëm të pavarur nga departamentet që ata mbikëqyrin, në mënyrë që të mos bëhen mbrojtës të Deep State.
  7. Krijimi i një sistem të pavarur auditimi për të mbikëqyrur vazhdimisht agjencitë tona të inteligjencës për t’u siguruar që ato nuk po spiunojnë qytetarët tanë ose nuk po zhvillojnë fushata dezinformimi kundër popullit amerikan.
  8. Vijimi i përpjekjeve të administratës Trump për të zhvendosur pjesë të burokracisë federale jashtë Moçalit të Uashingtonit, ashtu si Presidenti Trump zhvendosi Byronë e Menaxhimit të Tokës në Kolorado. Deri në 100,000 poste qeveritare mund të zhvendosen nga Uashingtoni.
  9. Ndalimi i burokratëve federalë nga punësimi në kompanitë me të cilat kontrollojnë dhembikëqyrin si Big Pharma etj.
  10. Çuarja përpara e një amendamenti kushtetues për të vendosur kufizime mandati për anëtarët e Kongresit.

 

Shkarkimi i burokratëve batakçinj dhe politikanëve të karrierës: Plani i Presidentit Trump do sigurojë që burokratët dhe politikanët federalë të jenë përgjegjës para popullit amerikan.

Aktualisht, heqja e punonjësve federalë të korruptuar ose me paraqitje të dobët kërkon shumë kohë dhe e  vështitë. Pushimi i punonjësve me paraqitje të dobët zgjat një vit ose më shumë, dhe shpesh është plotësisht i pamundur.

Një studim zbuloi se gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, punonjësit federalë u pushuan nga puna me një normë prej më pak se një në një mijë në vit.

Për më tepër, kufijtë e mandatit të Kongresit janë të nevojshëm për të frenuar rritjen e numrit të politikanëve të karrierës – shkalla e rizgjedhjes për anëtarët e Kongresit është 94% dhe gjatë gjysmë shekullit të kaluar nuk ka rënë nën 80%. Shkalla e rizgjedhjes për Senatin në 2022 ishte 100% dhe nuk ka rënë nën 75% që nga viti 1982.

Shënjestrimi i korrupsionit qeveritar: Plani i Presidentit Trump synon korrupsionin që ka pllakosur qeverinë federale dhe ka dëmtuar amerikanët.

Administrata Biden ka përdorur FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për të goditur konservatorët, të krishterët dhe armiqtë e tyre politikë.

Një memorandum i zbuluar dhe i tërhequr që atëherë zbuloi së fundmi se agjentët e FBI-së po i krahasonin katolikët tradicionalë me “terroristët vendas”.

Burokratët nga FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare bashkëpunuar fshehurazi me kompanitë e mediave sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 për të censuruar lirinë e fjalës së amerikanëve.

Gjatë mashtrimit të qëllimshëm për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, zyrtarët qeveritarë në mënyrë rutinore zbuluan informacione në media për të çuar më tej narrativën e tyre anti-Trump.

Procesi i Gjykatës FISA u korruptua nga administrata Obama-Biden. Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016, gjykata FISA lëshoi ​​urdhëra të shumta për të spiunuar anëtarët e fushatës Trump, të cilët më vonë u shpallën të pavlefshëm nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, sepse FBI-ja kreu “anomali të shumta ” në marrjen e tyre.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë zbuloi se në aplikimet e tyre për urdhrat e FISA-s, FBI bëri 17 “gabime” dhe “mosveprime” të rëndësishme.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë zbuloi se prova “qendrore” në të cilën u mbështetën urdhërat e FISA-s ishte hulumtimi i opozitës nga fushata e Hillari Klintonit.

Një avokat i FBI-së pranoi se ai falsifikoi një email në një përpjekje për të siguruar që spiunimi i administratës Obama-Biden mbi fushatën e Trump përmes urdhrave të FISA-s të mund të vazhdonte.

TRANSKRIPTI

Këtu është plani im për të shpërbërë Deep State dhe për të rimarrë në dorë demokracinë tonë nga korrupsioni në Uashington njëherë e përgjithmonë.

Së pari, unë do rikthej menjëherë Urdhrin tim Ekzekutiv të vitit 2020, duke rivendosur autoritetin e Presidentit për të shkarkuar burokratët mashtrues e batakçinj. Dhe unë do ta përdor atë fuqi në mënyrë shumë agresive.

Së dyti, ne do pastrojmë të gjithë aktorët e korruptuar në aparatin tonë të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës, dhe ka shumë prej tyre. Departamentet dhe agjencitë që janë përdorur kundër amerikanëve do riorganizohen plotësisht, në mënyrë që burokratët batakçinj të mos jenë më kurrë në gjendje të synojnë dhe të persekutojnë konservatorët, të krishterët ose armiqtë politikë të së majtës, gjë që ata po e bëjnë tani në një nivel të  tillë sa askush nuk mund ta besojë se është e mundur.

Së treti, ne do reformojmë totalisht gjykatat e FISA-s, të cilat janë aq të korruptuara, saqë gjyqtarëve nuk u intereson fare kur gënjehen në aplikimet për urdhra të ndryshëm. Ka shumë gjyqtarë që kanë parë kaq shumë aplikime që ata e dinë se ishin të gabuara, ose të paktën duhet ta kenë ditur. Ata nuk bëjnë asgjë për këtë, ata janë gënjyer.

Së katërti, për të ekspozuar mashtrimet dhe abuzimet me pushtetin që kanë copëtuar vendin tonë, ne do krijojmë një Komisioni të së Vërtetës për të deklasifikuar dhe publikuar të gjitha dokumentet mbi spiunimin, censurën dhe korrupsionin e Deep State, dhe ka plot të tilla.

Së pesti, ne do fillojmë një goditje të fortë ndaj informatorëve të qeverisë që bashkëpunojnë me mediat e lajmeve të rreme për të thurrur qëllimisht narrativa të rreme dhe për të përmbysur qeverinë dhe demokracinë tonë. Kur të jetë e mundur, ne do bëjmë kallëzime penale.

Së gjashti, ne do ta bëjmë çdo Zyrë të Inspektorit të Përgjithshëm të pavarur dhe të ndarë fizikisht nga departamentet që ata mbikëqyrin, në mënyrë që ata të mos bëhen mbrojtës të Deep State.

Së shtati, unë do t’i kërkoj Kongresit të krijojë një sistem të pavarur auditimi për të mbikëqyrur vijimësisht agjencitë tona të inteligjencës për t’u siguruar që ata nuk po spiunojnë qytetarët tanë ose nuk po zhvillojnë fushata dezinformimi kundër popullit amerikan, ose se ata nuk po spiunojnë fushatën e dikujt tjetër siç spiunuan fushatën time.

Së teti, ne do vijojmë përpjekjet e nisura nga administrate e parë Trump për të zhvendosur pjesë të burokracisë federale në zyra të reja jashtë kënetës së Uashingtonit. Ashtu siç e zhvendosa Byronë e Menaxhimit të Tokës në Kolorado, deri në 100,000 poste qeveritare mund të zhvendosen. Dhe dua të them në vende të reja jashtë Uashingtonit në zona të mbushura me patriotë që e duan Amerikën, dhe ata vërtet e duan Amerikën.

Së nënti, unë do punoj për të ndaluar burokratët federalë që të punësohen në kompanitë që ata duhet të mbikëqyrin dhe të sigurohen se i zbatojnë rregullat e qeverisë. Pra, ata kontrollojnë këto kompani dhe i rregullojnë ato dhe pastaj duan të punësohen nga këto kompani. Nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë – një shfaqje e tillë publike nuk mund të vijojë dhe po zhvillohet gjatë gjithë kohës, si psh. me Big Pharma.

Së fundi, unë do nxis një amendament kushtetues për të vendosur kufizime mandati për anëtarët e Kongresit.

Kështu do shkatërroj Deep State dhe do rivendos qeverisjen që kontrollohet nga populli dhe për popullin.

Faleminderit shumë.”

 

*Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani