Cagliari ndali Milanin në një ndeshje emocionuese të Serie A që përfundoi 3-3. Skuadra sardenjese shënoi që në minutën e parë, ku Zortean realizoi me një goditje të bukur nga brenda zonës pas një goditjeje këndi.
Milani u përgjigj me dy gola nga Rafael Leao në pjesën e parë, në minutat e 15-të dhe të 40-të, duke përmbysur avantazhin e vendasve dhe duke mposhtur dy herë portierin shqiptar të Cagliarit, Alen Sherri.
Cagliari vendosi sërish ekuilibrat në fillim të pjesës së dytë me golin e Zappas, por Milani kaloi përsëri në epërsi me golin e Abrahamit. Megjithatë, në minutat e fundit, Zappa arriti të shënojë edhe një herë, duke i siguruar një pikë të vlefshme Cagliarit në një përballje të fortë.