Sfida e Superiores mes Egnatias dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 1-1.
Skuadrat ndanë nga një pikë me vendasit që shënuan të parët me Regi Lushkjan.
Në minutën e 56-të, Vllaznia barazoi shifrat me Dodaj, i cili ia doli që të dërgojë topin në rrjetë, duke shfrytëzuar në maksimum një rast të një topi të mbetur në zonë.
Me këtë rezultat, Vllaznia shkon në kuotën e 22 pikëve, përkohësisht në krye të klasifikim. Kampionët në fuqi e shohin veten në vendin e 3-të me 20 pikë.