Vendosni fjalën kyçe....

Endrit Shabani përgënjeshtron Bashën: Zero shanse për bashkëpunim në zgjedhjet e 2025


Kreu i nismës “Thurje”, Endrit Shabani, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili mbrëmjen e së premtes në emisionin “Log.” në News24, tha se diskutimet për një bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025-ës janë në fazë të avancuar me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë.

“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij.

Nga ana e tij, Lulzim Basha ka deklaruar se ka individë, përfshirë Shabanin, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë dhe besojnë se vendi ka nevojë për një alternativë të vërtetë përballë qeverisë Rama.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, kishte theksuar Basha në intervistën e tij.