Vendosni fjalën kyçe....

Hyrja në zgjedhje i vetëm dhe pa asnjë bashkëpunim me partitë e vjetra, e përplasja me Ramën, deklaratat e Arlind Qorit


Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori në një intervistë për News 24 foli për aktivitetin e politik disa muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe përplasjen në distancë me Kryeministrin Edi Rama.

Etiketimet e kryeministrit Rama si “Sudja me syze”, Arlin Qori i quajti të një niveli të një fëmije në klasë të pestë që do të bullizojë shokët e klasës.

Sipas Qorit etiketimi Sude do i shkonte kryeministrit pasi në kohën e tij u krijua skandali me mikrokreditë

Më vjen keq që bie niveli i diskutimit nga një kryeministër. Nuk është sharje për mua, por një bullizim për njerëzit me syze. Mbase dhe për djalin e zotit Rama që ka syze. Zoti Rama në 2018 ka bullizuar përsëri aftësinë time për të parë. Me sa duket është në nivelin e një fëmije në klasë të pestë që do të bullizojë shokët e klasës. Ka njerëz që vuajnë stigmën, unë jo. Dhe të dëgjojnë kryeministrin që shan një njeri për aftësinë e tij për të parë. Unë e di që Sudja, Xhaferri kanë qenë ata që merrnin gjithçka dhe nuk iu jepnin gjë shqiptarëve. Kush është ai që merr gjithçka dhe nuk jep asgjë. Kështu që kjo puna e Sudes i shkon më shumë z. Rama. I keni parë dhe këto bankat me mikrokredi, kur kanë ekzistuar, në kohën e z. Rama. Ne do të jemi nesër në Durrës, do të flasim me qytetarët e Durrësit të japim idetë tona si zgjidhen problemet”, tha Qori.

Qori beson se Lëvizja Bashkë nga këto zgjedhje parlamentare do ketë përfaqësuesit e saj në parlament.

Ai bëri me dije se me shumë mundësi nuk do jetë i pari i listës së Lëvizjes Bashkë.

Qori tha se do ketë më shumë se 140 kandidatë në zgjedhje duke bërë me dije se do mbulojë të gjithë territorin e zonave zgjedhore me kandidatë.

“Unë nuk do të jem i pari në listën e kandidatëve të Lëvizjes Bashkë. Se ku do jem do ta vendosim bashkërisht. Do të jem në atë vend ku mandati të jetë i rrezikuar. Me siguri nuk do të jem i pari i listës. Lëvizja Bashkë do jetë në Parlament por nuk është e sigurtë se do të jem edhe unë në Parlament. Ne kemi në ekip profesorë, pedagogë, kemi njohës të mirë të çështjeve ekonomike dhe pensioneve si Jani Marka, Mirela Ruko këshilltare e bashkisë së Tiranës, Redi Ruci. Ne kemi më shumë se 140 emra kandidatë, do kemi kandidatë në çdo qark më shumë se lista e kandidatëve“, tha Qori.

Arlind Qori ka përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin me çdo parti që ka qeverisur vendin, apo me njerëz të këtyre partive.

Sipas tij, Lëvizja Bashkë do të hyjë në zgjedhje me anëtarët e saj, pra me asnjë forcë politike.

Do hyjmë në zgjedhje bashkë me mbi 5 mijë anëtarët e lëvizjes Bashkë, me parime të qarta. Ne duam një politikë të përgjegjshme, një shtet që iu shërben qytetarëve dhe iu jep llogari qytetarëve. E përjashtojmë në mënyrë absolute bashkëpunimin me çdo parti që ka qeverisur vendin. Me forca të reja që kanë qëndrime të qarta. Këta që dalin në televizor gënjejnë shumë. Nuk ekziston minumimi i kushteve për të pasur besim. Ne hyjmë në zgjedhjet e 2025 si Lëvizja Bashkë”, tha Qori.

Sa i përket zgjedhjeve, ai theksoi se Lëvizja Bashkë është duke u organizuar shumë mirë në diasporë dhe ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin.

“Ne nuk mendojmë vetëm për zgjedhjet. Protestat duan të rrisin vetëdijen qytetare. Sigurisht ne sa më shumë afrojnë zgjedhjet jemi të detyruar të mendojmë për to, por sigurisht ata mendojnë vetëm për zgjedhjet janë mashtrues.

Jemi duke u organizuar shumë mirë në diasporë. Gjysma e anëtarësimeve janë nga diaspora. Janë njerëz që na shohin nga larg dhe janë duke u organizuar nga aty. Jemi duke zhvilluar një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë”-deklaroi Qori.

Sa i përket dyshimeve për një kryetarokraci, Qori u shpreh se kryetari duhet të jetë i pari që sakrifikon.

Që ne nuk jemi kryetarokraci e kam thënë dhe ditën e parë në zgjedhjet në Tiranë. Do të jem në atë vend ku mandati im të jetë i rrezikuar. Një kryetar duhet të jetë i pari që sakrifikon. Kjo është qasja. Kemi aktivistë, ekspertë, njerëz të përgatitur, me profil publik”, tha ai.

I pyetur se nëse Lëvizja Bashkë do të jetë “kingmaker” dhe do t’i jepet mundësia për të bashkëpunuar me një prej forcave kryesore, kë do të zgjidhje Ramën apo Berishën, Qori tha:

“Do përdorja vrasësi i mbretit, nuk jemi për të bërë mbret një të korruptuar. As që bëhet fjalë që lëvizja bashkë të bashkojë votat me partitë e vjetra. Ne nuk bashkëpunojmë, nuk bashkëqeverisim me asnjë parti që ka batërdisur vendin. Unë kam një mendim që parlamenti i ardhshëm nuk do ketë një shumicë. Shumicën nuk do ta bëjnë me ne”, tha ai.

Sa i përket pensioneve ai tha se në programin që do të botohet nga janari, do jetë për 4-vjeçarin. Sipas tij, zgjidhja do jetë por brenda një 4-vjeçari.

“17 njerëz paguajnë kontribut që të marrë pension një njeri. Punëtorët shqiptarë ikin nga Shqipëria, po ikin në Gjermani, po ndihmojnë sistemin atje të sigurimeve dhe këtu ngelen pa pension.

Sipas ligjit, duhet të kesh 15 vite punë për të marrë pension. Vendet e zhvilluara mesatarisht 13 vite, vende të tjera 10 vjet. Ne e kemi 15 vjet.

Në Shqipëri quhet ligji i sigurimit të detyruar shoqëror. E ka punëdhënësi detyrim. Pra dy hallka nuk e kanë zbatuar, punëdhënësi dhe instancat shtetërore dhe e vuan punonjësi.

Ne në programin tona që do ta botojmë besoj nga janari, programi do jetë për 4-vjeçarin. Zgjidhja nuk do jetë sot për nesër, por brenda këtij 4 vjeçarit. Kryeministri ka 11 vjet në pushtet dhe nuk e ka zgjidhur.

Luftë ndaj korrupsionit serioze, ndaj evazionit fiskal, politika për rritjen e pagave dhe që rrisin nivelin e kontributeve, brenda 3-4 vite i japim një zgjidhje të qëndrueshme. Sot Shqipëria ka parametrat ekonomikë dhe potencialet ekonomike t’i japë zgjidhje çështjes së pensioneve”, tha Qori.