Vendosni fjalën kyçe....

Ra në kontakt me rrymën në vendin ku punonte, humb jetën punonjësi i shërbimit të sigurisë fizike


Një 56-vjeçar, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin).

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.