Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Moska ka shtuar ofensivën në Ukrainë, duke bombarduar qytetet e Odesës dhe Kharkivit. Këto sulme ajrore dhe lëvizjet tokësore në zonat e Donbasit dhe rajonin e Kurskut kanë shtuar shqetësimin ndërkombëtar për përkeqësimin e situatës.
Bashkimi Europian ka theksuar mbështetjen për Ukrainën me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili udhëtuar në Kiev për të konfirmuar angazhimin e BE-së përballë agresionit rus. Në një deklaratë, Borrell nënvizoi përkushtimin e BE-së ndaj Ukrainës, pavarësisht ndryshimeve në peizazhin politik amerikan. Ndërkohë, bombardimet e fundit ruse kanë shkaktuar viktima civile në Odessa dhe dëme të mëdha në Kharkiv, duke përfshirë qendrën e qytetit.
Raportet tregojnë përparime të vazhdueshme të forcave ruse, veçanërisht në Donbas, ku njësitë ruse kanë pushtuar disa fshatra dhe po zhvillojnë një ofensivë intensive, duke përdorur dronë të modifikuar Geran-2. Teksa trupat ukrainase janë në presion të vazhdueshëm, situata në terren mbetet e tensionuar, me BE-në dhe aleatët e Ukrainës që kërkojnë mënyra për të forcuar mbështetjen ndaj vendit përballë këtyre sulmeve të ashpra.