Sali Berisha ka komentuar përgënjeshtrimin e deklaratës së Lulzim Bashës nga kreu i Nismës “Thurje”, Endri Shabani se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025.
Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se “të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive”, ndërsa u bëri thirrje partive politike opozitare të bëhen bashkë kundër Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare të 2025.
“Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive, por shfrytëzoj rastin që të gjithë ata të cilët mendojnë dhe besojnë se narkoshteti janë e keqja e vendit duhet të bashkojnë forcat kundër Ramës. Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës”, tha Berisha.