Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka denoncuar një situatë alarmante mjedisore në Elbasan, ku, sipas tij, zjarri ka përfshirë fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të qytetit. Sula ka publikuar pamje të djegies së mbeturinave që ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke e cilësuar atë si një “katastrofë mjedisore”.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, deputeti thekson se kjo situatë ka ndodhur në një zonë ku janë investuar 33 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit, por ndotja dhe djegia e mbetjeve vazhdojnë të shqetësojnë banorët.
“Katastrofë mjedisore në Elbasan! Malit me plehra i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetjet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.
Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen”, shkruan ai.