Vendosni fjalën kyçe....

130 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar sfidojnë vettingun në Gjykatën e Strasburgut


Rreth 130 gjyqtarë e prokurorë i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të kundërshtuar shkarkimin nga vettingu.

Të gjithë ata qëkanë bërë kërkesa janë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, të cilët duan rikthimin në sistem, raporton gazetarja Esiona Konomi për Report Tv.

Ata kundërshtojnë vendimet e KPK-së dhe KPA-së për pasuri të pajustifikuara  apo kontakte me njerëz nga bota e krimit.