26 të vrarë në një sulm vetëvrasës në stacionin hekurudhor në Pakistan, BLA merr përgjegjësinë
Një kamikaze hodhi veten në erë në një stacion hekurudhor në Pakistanin jugperëndimor të shtunën, duke vrarë të paktën 26 persona, përfshirë ushtarë dhe punonjës të hekurudhës dhe duke plagosur rreth 60 të tjerë, disa në gjendje të rëndë.
Sulmi ndodhi kur gati 100 udhëtarë po prisnin një tren për të udhëtuar në qytetin Raëalpindi nga Quetta, kryeqyteti i provincës së trazuar të Balochistanit.
“14 ushtarë dhe 12 civilë u vranë,” tha Wasim Baig, zëdhënës i spitalit të Quettas.
Një grup separatist, Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, mori përsipër sulmin në një deklaratë, duke thënë se një anëtar i saj kishte në shënjestër trupat e pranishme në stacionin hekurudhor. BLA e jashtëligjshme ka zhvilluar prej kohësh një kryengritje duke kërkuar pavarësinë nga Islamabadi.