Kreu i një bande famëkeqe huliganësh futbolli në Argjentinë është qëlluar për vdekje pranë stadiumit të klubit të tij në Rosario.
Andrés Bracamonte, i njohur si Pillín, kishte kaluar më shumë se 20 vjet si kreu i bandës së mbështetësve të Rosario Central dhe kishte një historik të njhur përleshjesh të dhunshme me huliganët rivalë.
Ai dhe zëvendësi i tij, Daniel “Rana” Atardo, ishin vetëm pak metra larg stadiumit “Gigante de Arroyito” kur u qëlluan nga një motoçiklist të shtunën.
Rosario Central sapo kishte luajtur një ndeshje të ligës, por Bracamonte nuk mori pjesë. Ai ishte përjashtuar nga ndeshjet për shkak të incidenteve të mëparshme dhe ishte akuzuar për pastrim parash dhe zhvatje nga autoritetet argjentinase.
Dy burrat u dërguan në spitalin Centenario, por mjekët nuk mundën t’u shpëtonin jetën.
Vrasja e Bracamonte-s u raportua gjerësisht nga mediat argjentinase, të cilat e përshkroi atë si një larje hesapesh.
Gazetat raportuan se Bracamonte kishte një precedent të gjatë kriminal dhe kishte qenë viktimë e sulmeve të shpeshta.
Më e fundit ishte në muajin gusht, kur një plumb e rroku në kurriz teksa ishte me partneren e tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur.
Bracamonte, i cili ishte 52 vjeç, ishte akuzuar gjithashtu për lidhje me një kartel droge të njohur si Los Monos dhe ishte nën hetim për pastrim parash.