Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari shigjeton Grenellin: I ka ikur truri, mund të humbë bizneset në Ballkan


Evi Kokalari ka shigjetuar Richard Grenell, teksa shkruan se Richard Grenellit i ka ikur truri pasi mund të humbë bizneset në Ballkan.

Ajo shkruan në X se Grenell ka nisur një fushatë në rrjetet sociale duke pajtuar disa influencues, pasi u mor vesh se nuk do ishte nominimi i presidentit të zgjedhur Trump për Sekretar Shteti.

Kokalari thekson se Grenell do humbasë shumë para më Ballkan duke qenë se shumë nga ata që kanë bërë biznes me të, i janë ofruar pasi kanë qarkulluar thashetheme se ai do bëhej Sekretar Shteti në rast se Trump do zgjidhej president, duke përfituar nga kjo gjë.

“Është e vështirë të mos vëresh që @RichardGrenell i ka ikur truri. Pasi shumë prej nesh dëgjuan dje se ai nuk ishte zgjedhja e Donald Trump për Sekretar Shtetit, sot ai nisi një fushatë në rrjetet sociale me disa influencues, kryesisht ata të komunitetit Log Cabin, që postojnë mbi madhështinë e Grenell-it.

Shumë prej jush nuk e kuptojnë se, nëse Grenell nuk e merr këtë pozicion, ai do humbasë shumë para në Ballkan, pasi shumë njerëz kanë bashkëpunuar me të në biznes gjatë këtyre tre viteve, edhe pse ai nuk ka përvojë dhe as nuk ka investuar para të tijat. Këto marrëveshje i janë ofruar pikërisht sepse qarkullonin thashethemet se do bëhej Sekretar i Shtetit. Pra, ai ka përfituar nga ky pozicion i rëndësishëm.” – shkruan Kokalari.

Ajo shton në fund se marrëveshjet e biznesit të Grenellit kanë ndikuar në politikën e brendshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.

Kokalari thekson se e njeh mirë Richard Grenell dhe sesi vepron ai kur janë në lojë paratë, duke u kthyer në kërcënim për interesin amerikan dhe administratën Trump.

Presidenti @realDonaldTrump ndoshta kishte një ndjesi për këtë, ndaj po anonte nga Rubio, dhe me të drejtë. Është e rëndësishme të kuptohet se këtu ka konflikte të mëdha interesash. Mund t’ju them gjithashtu se marrëveshjet e Grenell-it kanë ndikuar në politikën e brendshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. E kam sulmuar më parë, por asnjëherë nuk kam hyrë në hollësi. Jam e gatshme ta bëj tani sepse e di si vepron Ric kur janë në lojë paratë, dhe ai mund të përbëjë një kërcënim për interesin amerikan dhe të krijojë shumë probleme për administratën e Trump.” – mbyll postimin Kokalari.