Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj tha se opozita duhet të bëjë çmos që të largojë Albin Kurtin, pasi me antiamerikanizmin e tij po rrezikon vendin.
Haradinaj ka thënë se hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të ndihmojë Aleancën Veri-atlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do të hapte rrugën për hyrje edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, shkruan Koha.
“Ne duhet ta ndryshojmë Kurtin. E kush e ndryshon, duhet ne opozita. Unë nuk është se jam në dashuri të madhe as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri. Për fat të keq ai ka vazhduar të sillet si antiamerikan. Ka arritur të krijojë një bindje në popullin e vet si antiamerikan që është rrezik për ne dhe është gabim. Na duhet një ndryshim.” – tha Haradinaj.