Pensionistët do protestojnë sërish të martën para kryeministrisë.
Kjo do jetë hera e katërt që ata tubohen për të kërkuar pensione dinjitoze dhe minimumin jetik.
Protesta e pensionistëve organizohet nga Lëvizja Bashkë. Në shëbimin e saj në Facebook, lëvizja thekson se “Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për nivelin e pensioneve dhe i pari për numrin e emigrantëve në raport me popullsinë”.
“PROTESTË PËR PENSIONE DINJITOZE DHE MINIMUMIN JETIK
Ditën e martë në orën 10:00 mblidhemi sërish për të protestuar përpara kryeministrisë. Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për nivelin e pensioneve dhe i pari për numrin e emigrantëve në raport me popullsinë. Këta që na qeverisin dhe ata që na kanë qeverisur kanë menduar vetëm për të na vjedhur. Nuk kanë menduar asnjë ditë për pensionistët, për punëtorët, për shtresën e mesme apo sipërmarrësit e vegjël. Një shqiptar në majat e miksologjisë ndërkombëtare, Kleantino Goga, zgjidhet zv/president në IBA. Lëvizja BASHKË dhe grupimi Pensionistët Bashkë iu bëjnë thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që të na bashkohen në protestën e katërt radhazi për pensione dinjitoze dhe minimum jetik.” – shkruhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë në Facebook.