Vendosni fjalën kyçe....

Lufta për pushtet në vendin afrikan ekspozon zyrtarin, i dalin dhjetëra video seksuale


Rrjedhja masive e kasetave seksuale mund të jetë një dredhi për pushtet në Afrikën Qendrore

Gjatë dy javëve të fundit në Guinenë Ekuatoriale, janë zbuluar dhjetëra video me përmbajtje seksuale – ndërsa vlerësohet se janë nga 150 deri në 400 të tilla – të një nëpunësi të lartë civil duke bërë seks në zyrën e tij dhe gjetkë me gra të ndryshme.

Shumë nga gratë e filmuara ishin gra dhe të afërm të njerëzve pranë qendrës së pushtetit. Duket se disa ishin të vetëdijshëm se po filmoheshin duke bërë seks me Baltasar Ebang Engonga, i cili njihet edhe si “Bello” për shkak të pamjes së tij.

E gjithë kjo është e vështirë të verifikohet pasi Guinea Ekuatoriale është një vend shumë i kufizuar, shkruan BBC.

Por një teori është se rrjedhjet janë një mënyrë për të diskredituar presidentin e vendit Teodoro Obiang Nguema.

Engonga është nipi i presidentit Teodoro Obiang Nguema dhe një nga ata që mendohet se shpresojnë ta zëvendësojnë atë.

Obiang është presidenti më jetëgjatë në botë pasi ka qenë në pushtet që nga viti 1979.

82-vjeçari ka qeverisur vendin që ka njohur njëfarë bumi ekonomik por që është në rënie si rezultat i rezervave të naftës tashmë në pakësim.

Qeveria është akuzuar për stilin e jetës luksoze të një prej djemve të presidentit, tani zv.president, i cili dikur zotëronte një dorezë të veshur me kristal prej 275,000 dollarësh të veshur nga Michael Jackson.

Pavarësisht zgjedhjeve të rregullta, nuk ka asnjë opozitë të vërtetë në Guinenë Ekuatoriale pasi aktivistët janë burgosur dhe internuar.

Politika në vend ka të bëjë me intrigën brenda pushtetit dhe këtu hyn skandali që përfshin Engongan.

Ai ishte kreu i Agjencisë Kombëtare të Hetimit Financiar dhe ka punuar në trajtimin e krimeve të tilla si pastrimi i parave.

Por doli që ai vetë ishte nën hetim.

Ai u arrestua më 25 tetor i akuzuar për përvetësim të një shume të madhe parash nga arkat e shtetit dhe depozitimin e tyre në llogari sekrete në Ishujt Kajman. Ai nuk ka komentuar për akuzën.

Engonga u dërgua më pas në burgun famëkeq Black Beach në kryeqytetin Malabo, ku pretendohet se kundërshtarët e qeverisë i nënshtrohen trajtimit brutal.

Atij i janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterët dhe pak ditë më vonë videot intime filluan të shfaqen në internet.

Referenca e parë që BBC ka gjetur për të në Facebook është nga 28 tetori në faqen e Diario Rombe, një faqe lajmesh e drejtuar nga një gazetar në mërgim në Spanjë, e cila tha se “rrjetet sociale shpërthyen me pamjet dhe vioodeot seksuale”.

Por ato besohet se fillimisht janë shfaqur disa ditë më parë në Telegram, në një nga kanalet e platformës të njohur për publikimin e pamjeve pornografike.

Më pas ato u shkarkuan në telefonat e njerëzve dhe u shpërndanë mes grupeve ËhatsApp në Guinenë Ekuatoriale, ku shkaktuan një stuhi.

Engonga u identifikua shpejt së bashku me disa nga gratë në video, duke përfshirë të afërmit e presidentit dhe gratë e ministrave dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Qeveria nuk ishte në gjendje të anashkalonte atë që po ndodhte dhe më 30 tetor zëvendëspresidenti Teodoro Obiang Mangue u dha kompanive të telekomit 24 orë për të gjetur mënyra për të ndaluar përhapjen e videove.

Ajo që nuk është e qartë është arsyeja pse Engonga i bëri regjistrimet.