Vendosni fjalën kyçe....

Media izraelite: Katari thotë se Hamasi “nuk është më i mirëpritur”


Katari u ka thënë udhëheqësve politikë të Hamasit se ata “nuk janë më të mirëpritur” në vendin e Gjirit, raportojnë mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Gazeta e lajmeve në gjuhën hebraike “Kan” tha se vendimi i është komunikuar grupit të rezistencës palestineze “ditët e fundit”.

Disa senatorë republikanë amerikanë i kanë dërguar një letër këtë javë administratës Biden për ta detyruar atë të ndryshojë politikën ndaj Katarit.

Të udhëhequr nga senatorët Roger Wicker dhe Jim Rish, anëtarë në komitetet e Shërbimeve të Armatosura dhe Punëve të Jashtme të Senatit, 12 senatorë kanë thënë se është koha për të ngrirë asetet e zyrtarëve të Hamasit që jetojnë në Katar dhe që udhëheqësi i tyre, Khaled Meshal, të përballet me drejtësinë.

“Disfata e Hamasit është afër dhe dhënia fund e strehës së sigurt që gëzon lidershipi i tij jashtë vendit është jetik për ta mposhtur atë”, kanë shkruar senatorët.

Katari ka lehtësuar bisedimet për armëpushim ndërmjet Hamasit dhe Izraelit. Al Jazeera, pjesërisht e financuar nga Katari, raportoi se një zyrtar izraelit ka takuar kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani për të rifilluar bisedimet e paqes pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar

Shefi i inteligjencës izraelite David Barnea dhe drejtori i CIA-s Bill Burns gjithashtu u janë bashkuan negociatave.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Al-Thanin muajin e kaluar dhe theksoi rolin “thelbësor” të Katarit në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve.