Berisha ka përsëritur akuzat ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke e quajtur atë “llum” që mbron kryeministrin Rama.
Në fjalimin e përnatshëm nga dritarja e shtëpisë ai tha se Dumani duhet të gjejë vend pas dënimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal në SHBA.
Ai e quajti Dumanin gjithashtu me të tjera epitete si “faqezi”, “i pabesë”, “imoral”, “hajdut orinder” e “mercenar” të Edi Ramës.
“Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën. Po cili shqiptar mund të blejë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente. Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj. Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani. Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër! Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij. I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa besë dhe i pa moral. Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde. Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe.” – tha Berisha.