Vendosni fjalën kyçe....

Raporti/ Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së “bëjnë gati valixhet” pas fitores së Trump


Shumë burokratë federalë nën administratën Biden-Harris thuhet se po bëjnë valixhet gati pas fitores historike të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Zyrtarët në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI) thuhet se po kërkojnë punë të tjera, tha Blaze News të premten.

Çfarë shkruan Blaze News:

Në mars 2023, Trump njoftoi se në ditën e parë, ai do të rikthente urdhrin e tij ekzekutiv të vitit 2020, të emërtuar Plani F, që do e bënte më të lehtë largimin e burokratëve të pabindur dhe me performancë të dobët nga një grup i vlerësuar prej 50,000 kandidatësh të kualifikuar.

Presidenti Joe Biden e revokoi Planin F. të Donald Trump në janar 2021 dhe njoftoi një rregull në fillim të këtij viti që synonte të mbronte më tej burokratët federalë nga përgjegjësia dhe nga shkarkimi që përfshihet  në Planin F.

Edhe pse do ishte e vështirë të ndryshohej rregulli, Trump ka premtuar të pastrojë administratën dje institucionet dhe të largojë zyrtarët e akuzuar për shënjestrimin e amerikanëve.

Gazetari hulumtues i Blaze News, Steve Baker tha se zyrtarët e Departametit të Drejtësisë dhe FBI-së janë të shqetësuar se Trump do përmbushë zotimin e tij për t’u hakmarrë për qytetarët që janë goditur  e shënjestruar qëllimisht.

Trump tha në vitin 2023 para një auditori të CPAC: “Në vitin 2016, unë deklarova: Unë jam zëri juaj. Sot shtoj: Unë jam luftëtari juaj. Unë jam drejtësia juaj. Dhe për ata që u është bërë padrejtësi dhe janë  tradhtuar, unë jam ndëshkimi juaj.”

Baker tha:

“Ne e dimë se ky panik po ndodh në nivelin e ndihmësprokurorit dhe prokurorit në SHBA. Këta djem tashmë po planifikojnë dorëheqjet. Ata e dinë që ditët e tyre janë të numëruara. Ata po kërkojnë mbrojtje në firmat e mëdha ligjore, me fuqi të madhe. Ata po bëhen gati të largohen.”

Ndërkohë, burimet thanë se këshilltari special Jack Smith po përpiqet të “mbyllë” disa çështje federale kundër Trump-it përpara betimit të tij në janar, raportoi UPI të mërkurën:

Gjatë fushatës së tij, Trump u zotua në mënyrë të përsëritur të pushonte Smithin “brenda dy sekondave” pas marrjes së detyrës. Të mërkurën, ekipi i tij ligjor po shqyrtonte hapat e tij të ardhshëm.

“Populli amerikan ka rizgjedhur Presidentin Trump me një mandat dërrmues për ta bërë Amerikën përsëri të madhe,” tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung në një deklaratë.

“Tani është shumë e qartë se amerikanët duan një fund të menjëhershëm të përodrimit të sistemit tonë të drejtësisë kundër kundërshtarëve politike apo amerikanëve të thjeshtë, kështu që ne mundemi, siç tha Presidenti Trump në fjalimin e tij historik mbrëmë, të bashkojmë vendin tonë dhe të punojmë së bashku për përmirësimin e kombit tonë,” shtoi Cheung.

Gjyqtarja Tanya Chutkan kohët e fundit anuloi të gjitha afatet dhe procedurat në vijim në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë kundër Trump pasi Smith e kërkoi atë, raportoi Breitbart Neës të premten.

“Për Smith, i cili u shfaq si fytyra e opozitës ligjore të Trump, mund të ketë më shumë probleme pas dështimit të tij absolut për të ndjekur penalisht Trump,” thuhej në shkrim.

Trump, së bashku me kandidatin e tij për zv.president, Senatorin JD Vance, fitoi zgjedhjet presidenciale të 2024-ës të martën, duke mposhtur zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris dhe kandidatin e saj radikal të majtë, guvernatorin Tim Walz.

Breitbart Neës vuri në dukje se ai “do bëhet personi i parë që do fitojë përsëri Zyrën Ovale pasi humbi një garë për rizgjedhje në 2020-ën, që nga demokrati Grover Cleveland në 1892”.

VINI RE: Ky  material është pronësi intelektuale e Breitbart

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani