Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë në një lokal në Meksikën qendrore, dhjetë të vdekur


Të paktën 10 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore, njoftoi sot agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë.

Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr.

“Për momentin, ne e dimë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë lënduar (si pasojë e të shtënave)”, tha kreu i shërbimit komunal të sigurisë publike të Queretaros.

Makina që besohet se drejtohej nga agresorët u gjet më vonë e djegur në komunën El Marques në shtetin Queretaro. Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar edhe një person.