Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se tani është radha e demokratëve për të ardhur në pushtet dhe se nuk do ketë zyrtar në botë që të mbrojë kryeministrin Rama.
Pasi lëshoi akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë dhe një batare sharjesh ndaj kreut të SPAK-ut, kryedemokrati tha drejtësia vonon por nuk harron.
“Drejtësia vonon, por nuk harron! E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore! Fitore! Fitore!” – tha Berisha.