Vendosni fjalën kyçe....

“U përdor për të goditur konservatorët amerikanë” – Njësia kundër dezinformimit në DASH rrezikon mbylljen


Qendra Globale e Angazhimit (GEC), që vepron si qendra nervore e SHBA-së në luftimin e fushatave të huaja të dezinformimit rrezikon të shkrihet nënadministratën e re Trump.

Në fund të dhjetorit, autorizimi i Kongresit pritet të skadojë, duke çmontuar potencialisht këtë njësi të specializuar, edhe pse ajo ka shumë mbështetës brenda SHBA-së që argumentojnë se ajo është shumë e rëndësishme.

Senatorë të dy kahëve partiakë po punon për të zgjatur mandatin e qendrës edhe për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Por ata do duhet të mposhtin disa kolegë skeptikë republikanë, të cilët kanë akuzuar qendrën se ka tejkaluar synimin e saj për të bashkërenduar mesazhet kundër terrorizmit për vendet e tjera, duke pretenduar se ajo e ka kthyer shikimin drejt brigjeve amerikane për të heshtur zërat konservatorë.

“GEC ka luajtur një rol të domosdoshëm në luftimin e dezinformatave ruse dhe kineze. Do minonte në mënyrë të panevojshme sigurinë kombëtare të SHBA-së nëse e eliminonim këtë mjet,” tha senatori demokrat Chris Murphy, i cili bashkëdrejtoi projektligjin që ndihmoi në krijimin e qendrës në 2016 dhe që tani po udhëheq përpjekjet për ta shpëtuar atë, krahas senatorit republikan John Cornyn.

Dy ligjvënësit kanë propozuar një amendament në Aktin e Kombëtar të Mbrojtjes që duhet miratuar këtë vit që do zgjaste mandatin e qendrës deri në vitin 2031, me kontrolle më të forta se si qendra i shpenzon paratë e saj dhe ndalime të rrepta për mbështetjen e subjekteve që angazhohen në veprimtari politike të SHBA.

I dërguari i posaçëm James Rubin, një veteran i Departamentit të Shtetit të epokës së Klintonit dhe dikur i njohur si krahu i djathtë i Madeleine Albright, ka drejtuar qendrën, duke trashëguar një organizatë me rreth 180 punonjës dhe një buxhet të përafërt prej 61 milionë dollarësh.

Nën udhëheqjen e tij, GEC ka publikuar katër ekspozime të mëdha publike të fushatave dezinformuese ruse në Amerikën Latine, Afrikë, Moldavi si dhe ka publikuar tetë raporte të hollësishme publike mbi operacionet ruse dhe kineze.

Megjithatë, me gjithë sukseset e pretenduara të saj kundër përpjekjeve globale për të goditur fushatat e dezinformimit jashtë vendit, disa ligjvënës republikanë kanë shprehur kundërshtimin për riautorizimin e qendrës.

Në korrik, kreu i Punëve të Jashtme të Kongresit, Michael McCaul, kreu i Nënkomitetit për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë, Brian Mast dhe kongresmeni Darrell Issa pretenduan se qendra është “në rastin më të mirë indiferente për, dhe në rastin më të keq bashkëfajtore në një përpjekjen të orkestruar dhe goditur në mënyrë sistematike pikëpamjet që, midis progresistëve amerikanë, konsiderohen të pafavorizuara politikisht ose të papërshtatshme.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani