Vendosni fjalën kyçe....

“Reforma territoriale e dështuar, ua morët bashkive ujësjellësat e ia dhatë Ballukut” – Bardhi


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi e cilësoi të dështuar Reformën Territoriale, teksa tha se qeveria ua mori bashkive menaxhimin e ujësjellësve për t’ia dhënë ministres së Infrasrukturës Balluku.

Gjatë fjalës së komisionin parlamentar, demokrati tha se 8  mijë persona marrin rrogën ndërkohë që në shtëpitë e shqiptarëe nuk ka ujë.

“Po të ishte e suksesshme reforma, nuk do ta merrnit menaxhimin e ujësjellësve ju. Nuk do ia merrnit bashkive dhe t’ia jepnit Belinda Ballukut. Qëllimi është t’ju delegosh sa më shumë shërbime njësive të qeverisjes vendore. Ju edhe një kompetencë që kishin, ia dërguat Belindës. Janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërkohë që sot nuk ka as 2.4 ore ujë në ditë. Pra po jepni para por shërbime nuk ka. Vidhen” – tha Bardhi.