Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin e policisë Albano Rustemi, i cili ka mbajtur detyrën e agjentit në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ndërsa aktualisht ka qenë punonjës policie në Komisariatin e Dibrës.
Sipas AMP-së, nga hetimet e kryera punonjësi dyshohet për dekonspirim të aksioneve të policies, përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit e kontrabandë mallrash.