Vendosni fjalën kyçe....

Del nga SPAK ish-ministri Haxhinasto: U thirra për disa çështje


Ish-ministri i Transportit Edmond Haxhinasto doli nga SPAK, ku qëndroi për disa orë.

I pyetur nga gazetarët ai tha se është pyetur për disa çështje dhe se ka dhënë dëshminë e tij.

“Jam thirrur për disa çështje. Kam dhënë deponimet e mia aty ku duhet.” – tha Haxhinasto.

Haxhinasto ka drejtuar disa ministri gjatë karrierës së tij në kohën e qeverisjes së LSI-së me PD-në e PS-në.