Vendosni fjalën kyçe....

“Kam dy kërkesa”- Beqaj dëshmon te “Sterilizimi”, Vokshi- Ndrecës: Konferencë me powerpoint të bëjë në gjykatë


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, duke bërë dy kërkesa të rëndësishme. Ai kërkoi të dihet nëse një gjykatë ka dhënë një kornizë ligjore për deklaratat e tij, që të mos përdoren kundër tij në proceset penale të mundshme në të ardhmen. Po ashtu, Beqaj kërkoi që deklarata e tij në komision të jetë ndryshe nga ajo e dëshmitarëve të tjerë, duke theksuar rëndësinë e informimit të publikut me shifra dhe detaje konkrete.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e kundërshtoi kërkesën e Beqajt, duke theksuar se ai nuk ka më privilegje krahasuar me dëshmitarët e tjerë dhe se hetimi parlamentar nuk mund të mbivendoset me hetimet penale. Ajo e siguroi Beqajn që procedurat për dëshminë ishin ndjekur në përputhje me ligjin dhe se komisioni do të vazhdojë pa asnjë kufizim ligjor.

Përfundimisht, komisioni vazhdoi me dëshminë e Beqajt, i cili, pavarësisht kërkesave, u pajtua të vazhdonte pa ndryshuar procedurat e zakonshme të dëshmive.

Beqaj: Dua të parashtroj dy kërkesa. Në statusin juridik që kam, është që gjykata mund t’ju japë një kornizë të

asaj që mund të them, që mos të më përdoret kundër meje nesër në proceset penale.

Vokshi: Kemi ndjekur procedurat për të marrë leje për dëshminë. Kushtetuesja ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka asnjë mbivendosje ndaj një hetimi penal. Duke ju siguruar që kemi ndërmarrë hapat e duhura me konsensusin e plotë të anëtarëve do ju ftoja të vijojmë me deklaratën mbi objektin e dëshmisë.

Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga dokumentacioni i ardhur nga SPAK.

Beqaj: E dyta, në vijim të asaj që kam mundur të ndjek nga komisioni dje, nga deputetët inicues është thënë për të informuar publiku. Ndaj dua të them për publikun me zë e figurë e shifra.

Vokshi: Ne si komision respektojmë të gjitha të drejtat për një deklaratë të konstetualizuar paraprake.

Deklarata e cila do të jepet prej tij në nisje të dëshmisë ka nxitur debate në komision duke përplasur kryetaren e komisionit Albana Voshi dhe nënkryetari Plarent Ndreca.

Vokshi u shpreh se kërkesa e Beqajt për një deklaratë kontekstuale ndryshe nuk është e drejtë pasi ai është njëlloj si dëshmitarët e tjerë, madje shtoi se konferencat me powerpoint, Beqaj duhet t’i bëjë gjykatë.

Ndreca iu përgjigj se me çdo kufizim që po i bëhet, po shkelet e drejta e ish-ministrit Beqaj dhe po i dhunohet e drejta, çka tensionoi edhe më tej bisedën, ku Vokshi iu drejtua me fjalët: “Ti je në konflikt interesi, nuk duhet të jesh fare këtu”.

 

 

Ndreca: Jemi njohur me një komunikim të kryetares me avokatin, jo në emër të komisionit.

Vokshi: Nuk kam nevojë të marr leje nga komisioni. Jam këtu për të garantuar zbatimin e ligjit.

Ndreca: Kur lihet në emër të komisionit… kërkesa e bërë nga Beqaj nëpërmjet komisionit është legjitime.

Vokshi: Konferencë me powerpoint le ta bëjë në gjykatë, jo këtu.

Ndreca: Vullneti yt personal nuk mund t’i mbivendoset komisionit

Vokshi: Beqaj nuk është më i mirë se dëshmitarët e tjerë.

Ndreca: Ka të drejtë të bëjë deklaratën e tij siç e mendon ai. Kontekstualitetin e deklaratës e përcakton dëshmitari. Nëse i heqim këtë të drejtë… duhet të dëgjojmë me durim çdo gjë që Beqaj mendon se duhet t’i thotë komisionit. Çdo kufizim është dhunim i të drejtave të dëshmitarëve.

Vokshi: Ju jeni në konflikt interesi nuk duhet të jeni fare këtu.