Elon Musk ka mbështetur kryeministren italiane Giorgia Meloni pas vendimit të gjyqtarëve të seksionit të emigracionit në Romë, të cilët anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri. Musk ka reaguar në rrjetin social X, duke thënë se “këta gjyqtarë duhet të ikin”, duke kritikuar vendimin e Gjykatës së Romës që e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Vendimi i gjykatës ndodhi pasi shtatë emigrantë që ishin vendosur në kampin e Gjadrit u kthyen në Brindizi natën e 11 nëntorit. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se qeveria Meloni nuk do të tërhiqet nga operacionet dhe do të vazhdojë apelimin e vendimeve të gjykatave italiane, të cilat ajo i sheh si të politizuara, duke preferuar një betejë me Gjykatën Evropiane.
These judges need to go
— Elon Musk (@elonmusk) November 11, 2024