Vendosni fjalën kyçe....

“Jam nga Oroshi i Mirditës”, “Ta lëmë këtë të shkretin të flasë” – Ndreca përplaset me Vokshin, ndërhyn edhe Beqaj


Përfaqësuesi i PS-së në Komisionin Hetimor të Sterilizimi Plarent Ndreca është përplasur me kryetaren Vokshi gjatë seancës dëgjimore me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ndërsa Ndreca u rrek të bëjë një interpretim të ligjit, Vokshi i tha me ironi nëse po e lexonte vendimin njësoj si në kohën kur ka qenë Sekretar i Ministrisë së Brendshme, periudhë për të cilën është thirrur në SPAK.

Ndreca iu kthyer duke e quajtur Vokshin “bolshevike” ndërsa ajo aty për aty iu përgjigj duke i thënë se ai vinte nga familje bolshevike.

Replikat

Vokshi: Siç i ke lëxuar vendimet kur ke qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme…

Ndreca: Ja fillooi bolshevikja, ja bolshevikja, fillooi.

Vokshi: Nuk e di, se ti vjen nga familje bolshevike, unë nuk vij.

Ndreca: Unë vij nga Oroshi i Mirditës. Nëse ti e di se ku bie vetëm më komunizimin s’ka të bëjë por mos iu fut atyre historirave. Unë vij nga  një zonë që 80% ka qenë e persekutuar.

Vokshi: Ta lëmë këtë të shkretin të lexojë deklaratën.

Beqaj: Epitete ndaj meje mos vër. Mos më thuaj as i shkreti, asgjë.  Hallin tënd nuk ta zgjidh dot unë.

Vokshi: Po si ta them gjynah. Hallet e mia i zgjidh vetë.