Vendosni fjalën kyçe....

“Kundër miratimit të buxhetit”- PD njofton protestë më 19 nëntor


Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike kanë njoftuar protestë para parlamentit në kundërshtim të miratimit të buxhetit.

Protesta do zhvillohet më 19 nëntor prej orës 17:00.

Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.

Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”.

Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.