Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë 5 emrat e parë që ka përzgjedhur Trump për administratën e re


Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka filluar të zgjedhë njerëzit e ekipit të tij qeverisës që do vënë në zbatim politikat e tij “Amerika e para” në kufi, tregti, ekonomi dhe më tej.

Disa prej tyre ka të ngjarë të jenë shumë të ashpër ndaj Kinës, përkatësisht Senatori i sanksionuar nga Pekini Marco Rubio, i cili pritet të jetë Sekretar i Shtetit dhe kongresmeni Mike Waltz, si këshilltar për sigurinë kombëtare.

Më poshtë është një vështrim i shpejtë i disa prej emrave që Trump ka zgjedhur se do zgjedhë.

Marco Rubio, Sekretar i Shtetit

Rubio është një rival i dikurshëm i presidentit të zgjedhur Trump, i cili më vonë u bë një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj në Senat.

Ai është gjithashtu një kritik i Kinës prej shumë kohësh. Rubios, teknikisht i është ndaluar hyrja në Kinë për shkak të sanksioneve. Rubio ka mbrojtur pozicionin e Trump për t’i dhënë fund të shpejtë luftës së Rusisë në Ukrainë, duke bërë thirrje për bisedime që mund të çojë në dorëzimin e territorit të pushtuar ukrainas te Rusia.

Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare

Waltz është një ish-beretë e gjelbër (repart special) e ushtrisë dhe veteran i Afganistanit. Si kryetar i panelit të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Kongresit, ai kritikoi Pentagonin për shumë çështje. Waltz ka shkruar se ai e sheh Kinën si një “kërcënim më të madh” për SHBA-në, më shumë se çdo komb tjetër.

Elise Stefanik, ambasadore në OKB

Trump e ka përshkruar Stefanik si “një luftëtar tepër të fortë, të ashpër dhe të zgjuar që mbështet moton “Amerika e para”.

Stefanik ishte ndër republikanët e Kongresit që votuan kundër vulosjes së fitores së Joe Biden në 2020 ndaj Trump dhe ishte anëtarja e parë e Kongresit që e miratoi Trump-in në kandidaturën e tretë për Shtëpinë e Bardhë.

Tom Homan, shefi i kufirit

Njeriu që Trump vendosi “në krye të të gjithë deportimit të të huajve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës” ishte fytyra publike e politikave të emigracionit “zero tolerancë” gjatë mandatit të parë të republikanëve.

Episodi prishi praktikën e mbajtjes së familjeve së bashku gjatë ndalimeve dhe dëbimeve, duke çuar në ndarjen e mijëra fëmijëve emigrantë pa dokumente nga anëtarët e familjes gjë që shkaktoi reagime të shumta.

Susie Wiles, shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë

Operativja politike republikane solli qëndrueeshmëri, rend dhe disiplinë financiare në fushatën e fundit, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2020, të cilat ishin shumë më të paqëndrueshme.

Ajo do bëhet gruaja e parë që do bëhet shefe e stafit dhe ka të ngjarë të ndihmojë në përcaktimin e strategjisë për 100 ditët e para të Trump në detyrë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bloomberg

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani