Vendosni fjalën kyçe....

Me kë e ka Kokalari dhe pse postoi foton me Eric Trump


Evi Kokalari ka postuar një foto me Eric Trump, djalin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Kokalari e ka shoqëruar foton me mbishkrimin “Hakmarrja është një pjatë që shpërbehet e ftohtë”.

Kokalari ka përcjellë një mesazh me shpërndarjen e kësaj fotoje për të gjithë ata vrapojnë të gjejnë mbështetje nëpërmjet fotove me familjen Trump.

Kokalari afirmon nëpërmjet kësaj fotoje që ajo është pranë republikanëve në SHBA.

Ditët e fundit Kokalari ka mbajtur qëndrime të forta kundër Richard Grenellit. Ajo shigjetoi Grenellin duke qenë se shumë nga ata që kanë bërë biznes me të, i janë ofruar pasi kanë qarkulluar thashetheme se ai do bëhej Sekretar Shteti në rast se Trump do zgjidhej president, duke përfituar nga kjo gjë.

Por duket se Trump ka menduar tjetër emër për postin e Sekretarit të Jashtëm.