Vendosni fjalën kyçe....

Rrjeti i supermarketeve tërheq 35 ton gjalpë, nuk shkroi në paketim se përmban qumësht


Costco u detyrua të tërhiqte gati 36 ton gjalpë, për një arsye krejt të pazakontë. Paketimi i gjalpit nuk përmendte se lënda përmbamte qumësht.

FDA kërkoi një tërheqje fillestare për rreth 35 tonelatash gjalpë “Kirkland Signature” për shkak të alergjenit të padeklaruar në tetor.

Paketat për gjalpin e kripur dhe të pakripur “Kirkland Signature Sweet Cream Butter” listojnë kremin si një përbërës, por nuk përfshijnë një paralajmërim alergjie se gjalpi “përmban qumësht”.

Lajmi i çuditshëm ka bërë që shumë përdorues të internetit të kruanin kokën të habitur me disa prej tyre që komentuan: “Është gjalpë, supozohet se duhet të përmbajë qumësht”.

Ndërsa një tjetër komentoi: “A mund ta hidhni te shtëpia ime.”