Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova” në Tiranë, ku dy 14-vjeçarë janë përfshirë në një sherr me thika. Konflikti ka ndodhur në ambientet e shkollës dhe ka rezultuar me dëmtime për një nga nxënësit, i cili është transportuar në spital për trajtim të menjëhershëm.
Sipas informacionit nga policia, dy të rinjtë janë konfliktuar mes tyre dhe gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka plagosur bashkëmoshatarin me një mjet prerës. Ky i fundit ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.