Tridhjetë e pesë persona u vranë në Kinën jugore pasi një makinë u përplas me turmën që po ushtrohej në terrenin e një qendre sportive në natyrë të hënën në mbrëmje, sipas policisë.
Më shumë se 40 persona u plagosën dhe u shtruan në spital pasi makina goditi njerëzit në Qendrën Sportive Zhuhai në qytetin jugor të Zhuhait rreth orës 20:00.
Burri që dyshohet se kreu krimin, një 62-vjeçar i identifikuar me mbiemrin e tij Fan, ishte i pakënaqur me rezultatin e zgjidhjes së divorcit, thuhet në deklaratë. Ai u kap nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.
“Policët e gjetën Fanin duke u vetëdëmtuar me thikë në automjet, e ndaluan menjëherë dhe e dërguan në spital për trajtim. Për shkak të lëndimeve të rënda në qafë, Fan aktualisht është pa ndjenja, po i nënshtrohet trajtimit urgjent dhe nuk mund të merret në pyetje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet paraprake sugjerojnë se incidenti dyshohet se është shkaktuar nga pakënaqësia e Fan-it me rezultatet e ndarjes së pronës pas divorcit, shton deklarata.