Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 2.8 vite burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako


2.8 vite burg ka kërkuar SPAK për ish-kryebashiakun e Durrësit Vangjush Dako. Prokurori i çështjes Sotir Kllapi kërkoi 4 vite burg po Dako përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe në rast dënimi do vuajë 2.8 vite.

Dako është në arrest shtëpie pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën lidhur me një leje ndërtimi për një pallat të ndërtuar në vitin 2014. Po kështu ai akuzohet për të njëjtën vepër edhe për tenderin e supervizimit të shëtitores për vijën bregdetare.

Për Fatmir Ejupin, prokurori Kllapi kërkoi 3 vite burg me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Edhe Ejupi përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe në fund mund të vuajë 2 vite burg.

Për ndërtuesin Fiqiri Farruku, i cilu akuzohet për falsifikim dokumentesh, u kërkuan 3 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2 vite. Atij iu pezullua burgu, duke u vendosur në 4 vite shërbim prove.

Për Adrian Bulku, i akuzuar për falsifikim dokumentesh, u kërkuan 3 vite burg, që me gjykim të shkurturar kthehet në 2 vite dhe i pezullohet burgimi, duke e kthyer në shërbim prove.

Dako u arrestua në qershor të vitit 2023 por pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie.

Seanca në Gjykatën e Posaccme është caktuar për në datën 21nëntor, ku avokatët do bëjnë mbrojtjen.