Vendosni fjalën kyçe....

Vodka “Trump” së shpejti në treg


Kompania ruse e softuerit RAU IT shpreson të fitojë nga zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump duke shitur pije, përfshirë pije alkoolike dhe ujë mineral, të quajtur “Trumpovka”, raportoi RBK të hënën.

Shërbimi rus i pronësisë intelektuale, Rospatent, ka regjistruar një aplikim për të patentuar pije me emrin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së. Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Mallrave dhe Shërbimeve, marka “Trumpovka” do lejojë prodhimin e birrës, verës dhe alkoolit të fortë, si dhe pijeve sportive dhe koktejeve joalkoolike.

Të dhënat e aplikimit në faqen e internetit të Rospatent tregojnë se etiketa e vodkës Trump do shfaqë një siluetë të Donald Trump që mban një fizarmonikë. Kompania me bazë në Shën Petersburg shpjegoi se e sheh prodhimin e pijeve si një mënyrë për të diversifikuar biznesin e saj, i cili tani për tani përqendrohet në zhvillimin e softuerit dhe ka filiale të Rosatom, Lukoil dhe Gazprom mes klientëve të saj.

“Ne menduam se në vazhdën e zhurmës rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA, disa prodhues të alkoolit do fillonin të prodhonin vodka me emrin e Donald Trump,” tha kompania për median.

Lëvizje të ngjashme janë bërë edhe në të kaluarën. Disa vite pasi Vladimir Putin u bë president i Rusisë, vodka ‘Putinka’ u hodh në treg. Marka arriti të shitej mirë dhe lëvizja e marketingut u pa si një sukses.

Deri tani është e paqartë se kur “Trumpovka” mund të dalë në raftet e dyqaneve dhe lokaleve, por mallra të tjera të lidhura me Trumpin tashmë po hyjnë në tregun rus, sipas Mosckvich Mag.