Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: PS-ja po bllokon dëshminë e Beqajt për të penguar Vilma Nushin e Edi Ramën


Prej 9 orësh vijojnë debatet në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dëshminë e Ilir Beqajt, të cilin opozita nuk e lejon që të prezantojë me power point.

Kryetarja Albana Vokshi nga Partia Demokratike, thotë se është përpjekje e PS për të penguar dëshminë e Beqajt.

“PS po bllokon dëshminë e Beqajt dhe duke na mohuar edhe në të drejtën për të bërë pyetjet. Kjo kërkesë që ka ardhur nuk ka as formë ligjore. Nënkryetarin e keni edhe avokat dhe duhet ta kuptonte që kjo s’ka vlerë ligjore, kërkesë e bërë datën e djeshme, s’ka bashkëngjitur as prokurën dhe as nuk është protokolluar. Kemi 10 orë që merremi me një kërkesë që nuk ka ardhur as në mënyrë të ligjshme. Kjo bëhet për të penguar Vilma Nushin dhe Edi Ramën”, tha Vokshi, përcjell Report TV.