Kreu i PD-së Berisha u ka kërkuar deputetëve të komunikojnë me qytetarët në terren dhe në të gjitha rrjetet sociale.
Ai thumboi ato që i quajti katër televizionet kombëtare që janë kthyer në televizone të propagandës së qeverisë ndërsa tha se rrjetet sociale dhe portalet janë një armë e jashtëzakonshme për të mposhtur censurën e propagandën.
“Propagandën mashtruese të katër RTSH-ve të dënuara nga zyra e Edi Ramës dhe ERTV-ja e tij. Komunikoni me qytetarët kudo, në të gjitha rrjetet sociale. Rrjetet sociale dhe portalet kanë forcën më të madhe të shpartallimit të censurës.” – tha Berisha.