Deputeti i PS-së Ilir Metaj ka bërë një lapsus gjatë fjalës së tij në komisionin parlamentar për koncesionet në shëndetësi.
Teksa po replikonte me kryetaren e komisionit Vokshi ai tha: “E dini shumë mirë që shqiptarët janë budallenj, ua kanë treguar sidomos me vendimin e tyre ditën e zgjedhjeve.”
“Tani, e dini shumë mirë që shqiptarët janë budallenj, ua kanë treguar sidomos me vendimin e tyre ditën e zgjedhjeve. Edhe ata banorët e Surrelit që u hodhët baltë pa të drejtë janë dyfish më shumë se njerëzit që besojnë ende ju. Vazhdoni kështu se e keni mirë. Ua thashë edhe më parë. I vetmi sukses që ju kryetare do keni nga ky komision është se me penguat mua të merrja fjalën. Nxorrët veten lakuriq para pasqyrës dhe para shqiptarëve.” – tha Metaj.
Komisioni vijon ende punimet që prej paradites ndërsa përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së nuk po bien dakord lidhur me kërkesën e këtyre të fundit për të thirrur në komision të dëshmojnë kryeministri Rama dhe bisnesmenia Vilma Nushi, që ka fituar koncesionin e Check Up.