Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e Balluku vjedhin miliona euro me rrugët, 10 herë më shtrenjtë se në Kosovë” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha ka denonuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryeministrin Rama se po vjedhin me ndërtimin e rrugëve në vend.

Në një lidhje të drejtpërdrejtënga shtëpia e tij me grupin parlamentar të PD-së, ai tha se Shqipëria i ndërton rrugët me çmime dhjetë herë më të larta se Kosova, duke vjedhur 90% të fondeve.

“Nuk mund të ndërtojmë rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjtat se Kroacia sepse kjo do të thotë të vjedhësh 90 përqind të fondeve. Nuk mund të ndajmë 13 km në 14 kontrata siç bën sot Edi Rama dhe Belinda Ballukun për të vjedhur në 14 kontrata”, tha ai.