Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it, duke e çuar debatin nga komisioni në Parlament këtë të enjte. Kjo kërkesë ka shkaktuar një përplasje të ashpër mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Taulant Balla akuzoi opozitën për sabotim të qëllimshëm të hetimit, duke theksuar se ata nuk kishin parashtruar një vendim të ndërmjetëm në komision.
Nga ana e tij, Gazment Bardhi i PD-së i kundërpërgjigj Balla-s, duke e akuzuar atë për interpretim të gabuar të ligjit dhe duke sfiduar kërkesën për të gjetur ndonjë vendim të komisionit që kërkonte zgjatjen e afatit.
Balla: Po bëni teatër o do presim derisa të mbarojë afati ju vetë e keni sabotuar me dëshirë, këtu ishim para një jave sepse nuk erdhët para një jave asnjëri nga ju nuk e përmendi, përse nuk parashtruar një vendim të ndërmjetëm në komision, nuk ka ndodhur, e treta është që rregullorja doni apo s’doni kemi një problem, debati për rregulloren e kuvendit s’mund të behet me palë të barabarta.
Ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin, edhe pse s ka bazë, ju thoni bazohet në nenin 129. E keni vendosur si kusht që të ezaurojë gjithë planin e hetimit, por jo 7 deputetë kanë të drejtë zgjatjen e hetimit, kur s’është e shkruar në ligj se ke këtë të drejtë.
Bardhi: Meqenëse u drejtove koleges Vokshi, Taulant që ajo s’ka lidhje me rregullore dhe s’mund të bësh debat me rregullore, do duhet të shembet godina nëse bën debat me ju për ligjin, ju sfidoj t’ju gjej një fjalinë që kërkesa për zgjatjen e punimeve të komisionit bëhet me vendim të ndërmjetëm,, nuk ka asnjë fjali të komisionit, s’ka asnjë fjali, rrjedh nga e drejta kushtetuese e opozitës që thotë neni 3. Vendimi dje nuk ankimohet, por sillet për diskutim.