Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-mazhorancës: Janë gati të vrasin njëri-tjetrin me vrasës me pagesë


Gazment Bardhi në Kuvend h hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë një seance në Kuvend, duke deklaruar se disa anëtarë të saj janë gati të vrasin njëri-tjetrin me vrasës me pagesë, ndërsa publikisht prezantohen si “motra e vëllezër”.

Spiropali: Ju bëni sikur lexoni zemrat

Bardhi: Zemra nuk lexoj por di çfarë thua ti dhe ajo privatisht. Janë gati të vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë dhe dalin në foto si motër e vëlla.

Shiko këtë luftën që po hanë kokat me njëri tjetrin. Do hani kokat me njëri tjetrin ne thjesht po ngrohemi se zjarri që keni ndezur për njëri tjetrin do e shijojmë.

Një pjesë prej jush do e shijojnë në liri, një pjesë në burg. Ky është faji i babëzisë tuaj për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve.